Super Milan

Ac Milan-shqip.newgoo.net Vetem Per Ju
 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Atif22
 
dionisi44
 
lorik krasniqi
 
Milanello
 
dini
 
Dionis
 
lanti
 
mentori_mitro
 
sadik.09
 
September 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
< class="" height="25"> Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 18 më Sun Nov 30, 2014 4:03 pm
Statistikat
Forumi ka 48 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri visar maliqi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 302 artikuj v 206 temat
Partnetneret
www.ihg-crew.org
Sondazh
Kush Do Ta Fitoj Scudeton?
Ac Milan
82%
 82%  [ 9 ]
Fc Inter
9%
 9%  [ 1 ]
Juventus
0%
 0%  [ 0 ]
Lazio
0%
 0%  [ 0 ]
As Roma
9%
 9%  [ 1 ]
Fiorentina
0%
 0%  [ 0 ]
Ndonje ekip Tjeter
0%
 0%  [ 0 ]
Totali i votave : 11

 

Fiorentina, Atalanta dhe Udinese shënojnë fitore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
Atif22
Web Master
avatar


Age : 22 Join date : 28/09/2008 Numri i postimeve : 258 Location : prishtina

MesazhTitulli: Fiorentina, Atalanta dhe Udinese shënojnë fitore   Sun Oct 05, 2008 6:32 pm

Skuadra e Fiorentinës ka shënuar gol në udhëtim kundër skuadrës së inkuadruar rishtas këtë sezon në elitën italiane të futbollit, Chievo.

Viola krijoi epërsinë që në pjesën e parë të ndeshjes (32’) me golin e Kuzmanovic.

Vetëm pesë minuta pas marrjes së golit, Chievo mbeti me një lojtar më pak në ndeshje, pasi që Scardina u largua nga loja me karton të kuq.

Ky përjashtim ia lehtësoi punët edhe më shumë skuadrës së Prandellit, e cila shënoi edhe golin e qetësisë në pjesën e dytë (74’), me anë të sulmuesit të rikthyer në formë, Alberto Gilardino.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Erjon Bogdani, u inkuadrua në lojë nga minuta e 70 në vend të Langellas, mirëpo as ai nuk arrit të bëjë asgjë kundër skuadrës së fuqishme të Fiorentinës.

Takimi ndërmjet Atalantës dhe Sampdorias ishte takimi me më shumë gola që u zhvillua sot në Serie A, në të cilin u panë gjithsej gjashtë gola.

Edhe pse Atalanta u gjet në disavantazh prej një goli që në fillim të ndeshjes (6’), vendasit arritën të përmbysin gjithçka duke fituar ndeshjen me rezultat 4-2, me golat e Floccarit (35’ dhe 77’), Garics (39’) dhe Doni (83’). Dy golat për Sampdoian i shënoi Antonio Cassano (6’ dhe, 56’ nga penalltia).

Edhe Genoa ka përmbysur avantazhin e Napolit, pas golit në minutën e parë nga Lavezzi, duke fituar ndeshjen me rezultat 3-2, me golat e Papastathopoulos (44’), Palladino (52’) dhe Milito (73’), golin e dytë për Napolin e shënoi Denis (75’). Në këtë ndeshje u panë edhe dy kartonë të kuq, nga një te secila skuadër.

Fitore ka shënuar edhe Udinese me rezultat 2-0, kundër Torinos, me dygolëshin e Quagliarellas (44’ dhe 76’). Ndërsa Reggina dhe Catania kanë barazuar 1-1.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://acmilan-shqip.newgoo.net

Fiorentina, Atalanta dhe Udinese shënojnë fitore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Super Milan :: Jashte teme :: Sende per futboll -