Super Milan

Ac Milan-shqip.newgoo.net Vetem Per Ju
 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Atif22
 
dionisi44
 
lorik krasniqi
 
Milanello
 
dini
 
Dionis
 
lanti
 
mentori_mitro
 
sadik.09
 
October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
CalendarCalendar
< class="" height="25"> Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 18 më Sun Nov 30, 2014 4:03 pm
Statistikat
Forumi ka 48 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri visar maliqi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 302 artikuj v 206 temat
Partnetneret
www.ihg-crew.org
Sondazh
Kush Do Ta Fitoj Scudeton?
Ac Milan
82%
 82%  [ 9 ]
Fc Inter
9%
 9%  [ 1 ]
Juventus
0%
 0%  [ 0 ]
Lazio
0%
 0%  [ 0 ]
As Roma
9%
 9%  [ 1 ]
Fiorentina
0%
 0%  [ 0 ]
Ndonje ekip Tjeter
0%
 0%  [ 0 ]
Totali i votave : 11

 

Shqipëria - Malta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
Atif22
Web Master
avatar


Age : 22 Join date : 28/09/2008 Numri i postimeve : 258 Location : prishtina

MesazhTitulli: Shqipëria - Malta   Fri Oct 03, 2008 10:29 pm

Shqipëria dhe Malta takohen të mërkurën mbrëma (20:45) në Tiranë në Stadiumin "Qemal Stafa" në ndeshjen e dytë kualifikuese në Grupit e Parë për Kampionatin Botëror 2010.

Skuadra nikoqire konsiderohet nga ekspertët e futbollit si më e fuqishme dhe e ka titullin e favoritit, falë lojtarëve me kualitet më të lartë teknik.

Kjo është dëshmuar edhe në takimet e fundjavës, kur Malta humbi në shtëpi nga Portugalia me rezultat 4-0, ndërkohë që Shqipëria arriti ta menaxhojë ndeshjen me Suedinë duke e përfunduar ndeshjen pa gola, madje ishte më e mirë në lojë kundër skandinavëve.

Në ndeshjen e parë Shqipëria luajti me një sulmues, ndërsa të njëjtën gjë do ta përsëris me Maltën edhe pse pritej që Arie Haan të luante me dy sulmues për ta përçarë skuadrën e Maltës e cila ka udhëtuar në Tiranë për t’u mbrojtur.

Trajneri kuqezi edhe më parë, kurrë nuk e ka humbur ndeshjen debutuese me skuadrat përfaqësuese, Kamerunin dhe Kinën, ndërsa të njëjtën gjë e ka përsëritur edhe me Shqipërinë kundër Suedisë duke bërë që ky rekord të vazhdojë.

“Kurrë nuk e kam humbur ndeshjen e parë me një skuadër përfaqësuese, dhe nuk kam pritur që do të humb as nga Suedia. Lojtarët e mi luajtën shumë mirë teknikisht dhe nuk i lanë asnjë hapësirë Suedisë. Jam i lumtur me barazimin. Ishte një pikë e merituar dhe një rezultat i drejtë për të dyja skuadrat”, kishte deklaruar Haan në fund të ndeshjes kundër Suedisë.

Nga ana tjetër, trajneri i Maltës, Dushan Fitzal, shpreson ta përmirësojë atë humbjen 4-0 nga Portugalia duke u munduar të nxjerrë një rezultat pozitiv në Shqipëri. Ai ka thënë se skuadra portugeze ka qenë në një nivel tjetër në krahasim me Shqipërinë.

“Të jem i sinqertë, ndeshja u zhvillua ashtu si prita. Lojtarët e mi ishin në lojë vetëm 20 minutat e para kur mundëm ta kontrollonim kundërshtarin”, ka thënë Fitzel për ndeshjen kundër Portugalisë.

Për ndeshjen e sotme Maltës i kthehet sulmuesi i FC Carl Zeiss Jena, Andre Schembri, i cili pritet të jetë në sulm bashkë me njeriun më të rrezikshëm të përfaqësueses së Maltës, lojtarin e Coventry Cityt, Michael Mifsud.

Te Përfaqësuesja Shqiptare është paralajmëruar vetëm një ndryshim i vetëm, pikërisht në sulm në vend të Salihit pritet të inkuadrohet Bogdani. Formacioni i lojës do të jetë i njëjti si ai kundër Suedisë, 4-5-1, mirëpo mesfushorët do të jenë shumë më tepër të avancuar.

Njëri nga lojtarët më premtues të Shqipërisë, Jahmir Hyka, pritet ta mbështesë Bogdanin në sulm, së bashku me dy mesfushorët tjerë, Skela dhe Duro.

Faza ofanzive e Shqipërisë do ta ketë të vështirë ta kalojë mbrojtjen e Maltës duke pasur parasysh se loja e tyre do të jetë plotësisht defanzive. Mirëpo, nëse skuadra vendase ia arrin që të shënojë në minutat e para të ndeshjes atëherë do ta kenë më lehtë që ta shënojnë edhe një gol.

Ekspertët e futbollit parashikojnë një rezultat 2-0 në favor të Shqipërisë, mirëpo Tifozët Kuqezi shpresojnë që skuadra e tyre e zemrës të shënojë më shumë gola dhe të bëjë një paraqitje të bukur për sy.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://acmilan-shqip.newgoo.net

Shqipëria - Malta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Super Milan :: Jashte teme :: Sende per futboll -