Super Milan

Ac Milan-shqip.newgoo.net Vetem Per Ju
 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Atif22
 
dionisi44
 
lorik krasniqi
 
Milanello
 
dini
 
Dionis
 
lanti
 
mentori_mitro
 
sadik.09
 
November 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
CalendarCalendar
< class="" height="25"> Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 18 më Sun Nov 30, 2014 4:03 pm
Statistikat
Forumi ka 48 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri visar maliqi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 302 artikuj v 206 temat
Partnetneret
www.ihg-crew.org
Sondazh
Kush Do Ta Fitoj Scudeton?
Ac Milan
82%
 82%  [ 9 ]
Fc Inter
9%
 9%  [ 1 ]
Juventus
0%
 0%  [ 0 ]
Lazio
0%
 0%  [ 0 ]
As Roma
9%
 9%  [ 1 ]
Fiorentina
0%
 0%  [ 0 ]
Ndonje ekip Tjeter
0%
 0%  [ 0 ]
Totali i votave : 11

 

Grupi i parë: Shqipëria pret Suedinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
Atif22
Web Master
avatar


Age : 22 Join date : 28/09/2008 Numri i postimeve : 258 Location : prishtina

MesazhTitulli: Grupi i parë: Shqipëria pret Suedinë   Fri Oct 03, 2008 10:27 pm

Këtë vikend fillon rruga për në Kampionatin Botëror Afrika e Jugut 2010. Përfaqësuesja e Shqipërisë gjendet në një grup së bashku me Portugalinë, Suedinë, Danimarkën, Hungarinë dhe Maltën. Përveç kësaj të fundit, të gjitha skuadrat e mësipërme gjinden më lartë se Shqipëria në ranglistën e përgjithshme botërore. Veç kësaj, kur kihen parasysh kundërshtarët si Portugalia, Suedia dhe Danimarka, Shqipërisë i nevojitet vetëm një mrekulli nëse dëshiron më shumë se vendin e katërt në këtë grup.

Të shtunën Shqipëria do të jetë nikoqire e Suedisë në “Qemal Stafa”, ndërsa ky do të jetë takimi i parë kompetitiv i trajnerit Arie Haan në krye të Kombëtares shqiptare.

Legjenda holandeze ka marrë pjesë në dy finale të Kampionatit Botëror në vitin 1974 dhe 1978, ndërsa Holanda i ka humbur të dyja finalet. Haan nuk ka pasur ndonjë sukses të madh me skuadra. Posti i trajnerit të Shqipërisë është i pesëmbëdhjeti të cilin e ka ndërruar Haan.

Sido që të jetë këtë herë ai ka në dispozicion disa lojtarë të talentuar të cilat luajnë në disa skuadra elite evropiane. Kapiteni i Marseille, Lorik Cana, është një kundërshtar i fuqishëm në mesfushë dhe njëkohësisht është njëri nga lojtarët që kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha. Ndërkohë, kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, i cili luan me skuadrën e Bundesligas, Hannover 96, ofron përvojën në Përfaqësuese me 63 paraqitje për Shqipërinë.

Sulmuesi i Chievos, Erjon Bogdani, është thirrur sërish në kombëtare pas mungesës së tij në ndeshjen miqësore kundër Lihtenshtajnit.

Pavarësisht se është e renditur në vendin e 102-të të ranglistës së përgjithshme botërore, Shqipëria mund të shkaktojë disa befasi në Grupin e parë, duke pasur parasysh se në shtëpi luajnë mirë. Gjatë kualifikimeve për Euro 2008 ata arritën të sigurojnë 11 pikë, ndërsa këtë herë dëshirojnë më shumë.

Nga ana tjetër nëse përmenden vetëm dy nga emrat e lojtarëve suedezë, kapiteni Henrik Larsson dhe superylli i Interit, Zlatan Ibrahimovic, e shndërron në ëndërr qëllimin e Kombëtares shqiptare për të nxjerrë një rezultat pozitiv.

Sido që të jetë Shqipëria do t’i ketë pas vetes edhe mbështetësit e flaktë, Tifozët Kuqezi, të cilët do t’i japin një shtytje të fuqishme lojës së Përfaqësueses së zemrës, prandaj nuk mund të konsiderohet befasi nëse Shqipëria shënon fitore.

Takimet tjera në Grupin e parë zhvillohen ndërmjet Hungarisë dhe Danimarkës, dhe ndërmjet Maltës dhe Portugalisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://acmilan-shqip.newgoo.net

Grupi i parë: Shqipëria pret Suedinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Super Milan :: Jashte teme :: Sende per futboll -