Super Milan

Ac Milan-shqip.newgoo.net Vetem Per Ju
 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Atif22
 
dionisi44
 
lorik krasniqi
 
Milanello
 
dini
 
Dionis
 
lanti
 
mentori_mitro
 
sadik.09
 
November 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
CalendarCalendar
< class="" height="25"> Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 18 më Sun Nov 30, 2014 4:03 pm
Statistikat
Forumi ka 48 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri visar maliqi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 302 artikuj v 206 temat
Partnetneret
www.ihg-crew.org
Sondazh
Kush Do Ta Fitoj Scudeton?
Ac Milan
82%
 82%  [ 9 ]
Fc Inter
9%
 9%  [ 1 ]
Juventus
0%
 0%  [ 0 ]
Lazio
0%
 0%  [ 0 ]
As Roma
9%
 9%  [ 1 ]
Fiorentina
0%
 0%  [ 0 ]
Ndonje ekip Tjeter
0%
 0%  [ 0 ]
Totali i votave : 11

 

Top 10 transferimet e Manchesterit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
Atif22
Web Master
avatar


Age : 22 Join date : 28/09/2008 Numri i postimeve : 258 Location : prishtina

MesazhTitulli: Top 10 transferimet e Manchesterit   Fri Oct 03, 2008 10:21 pm

Sulmuesi bullgar, Dimitar Berbatov, i cili është pranë kalimit te Manchester United, pritet të jetë blerja e radhës e bujshme, për trajnerin Sir Alex Ferguson.

Ferguson synon me anë të bullgarit, të zgjidhë problemet në shënimin e golave, derisa Cristiano Ronaldo të gjejë formën ideale. Berbatov do të jenë një nga “yjet” që kanë shkelur në “Old Traford” gjatë 22 viteve të fundit. Por cilët ishit ata që më herët shkëlqyen në këtë fushë?

Ja renditja e dhjetë blerjeve më të mira të Alex:

1. Roy Keane (5.5 milionë euro, 1993)



Largimi i Keanet nga Mançesteri ishte i mbushur me mllef dhe polemika, por tifozët e “djajve” asnjëherë nuk do ta harrojnë paraqitjen e tij për një dekadë të tërë në “Old Trafford”. Irlandezi nuk kishte dhunti të mëdha teknike, por ishte i patrembur, luftarak dhe nuk dorëzohej për asnjë moment. Një lider fenomenal.

2. Peter Schmeichel (0.9 milion euro, 1991)



Portieri më i mirë i historisë së klubit të Manchesterit, dhe ndoshta një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit. “Gjigandi” nga Danimarka erdhi në Manchester si një i panjohur, por u shndërrua në legjendë, pas tetë viteve të shndritshme. Janë të paktë ata që kanë bërë më mirë se ai.

3. Eric Cantona (2 milionë euro, 1992)



Francezi enigmatik “prodhoi” pesë vite të paharrueshme në “Old Traford”. Cantona ishte një nga sulmuesit më “të pasur” që Premierliga ka parë ndonjëherë. Ndoshta sulmi “kung fu” ndaj tifozit të Crystal Palace i’a ka prishur disi imazhin, por tifozët e Manchesterit e kanë vënë ndër idhujt e paharrueshëm.

4. Cristiano Ronaldo (17 milionë, 2003)



Nëse portugezi do të zhvillojë një tjetër sezon si ai i kaluari, atëherë mund të ngjitet në krye të kësaj liste. Cantona dhe Schmeichel i qëndrojnë përpara, vetëm se për ta është shpenzuar më pak. Ronaldo është favoriti kryesor për të fituar “Topin e Artë”, dhe në sezonin e kaluar ishte lideri i Manchesterit që fitoi Ligën e Kampionëve dhe Premierligën. Ferguson pengoi largimin e tij për te Reali i Madridit.

5. Ruud Van Nistelrooy (27 milionë, 2001)



Holandezi nuk u nda mirë me Manchesterin dhe Fergusonin, por më parë u bë një nga shënuesit më legjendar të këtij ekipi. Van Nistelrooy vuri firmën e tij në më shumë se 150 gola. Që pas largimit të tij, djajtë e kuq nuk kanë pasur një qendërsulmues të mirëfilltë me golin në gjak.

6. Denis Irwin (1 milionë euro, 1990)



Denis Irwin e merrte rrallëherë fundoren. Nuk ishte një mbrojtës me dëshirën për të sulmuar, por ama, sulmuesit që kanë fituar duelet me të, maten me gishtat e njërës dorë. Ai ishte mbrojtës dhe e bënte shkëlqyer punën e tij. Kur duheshin golat, e ndihmonte skuadrën me goditje dënimi. Irlandezi i ekzekutonte të gjitha, përpara ardhjes së David Beckhamit.

7. Ole Gunnar Solskjaer (2.4 milionë euro, 1996)



“Babe faced assassin - Vrasësi me fytyrë fëmije!”. Pseudonimi tregon diçka për norvegjezin. Mendoni, Solskjaer ka hyrë në historinë e djajve të kuq, edhe pse nuk ka qenë asnjëherë titullar i rregullt. Ole Gunnar shënonte gola nga hiç gjëja. E paharrueshme do të mbetet “perla” ndaj Bayern Munichut, falë së cilës Manchesteri fitoi Ligën e Kampionëve.

8. Rio Ferdinand (36 milionë euro, 2002)



Mbrojtësit të Anglisë iu desh pak kohë për t’u ambientuar me Manchesterin, por tani ai mund të konsiderohet me plot gojën si qendërmbrojtësi më i mirë i planetit. Ndoshta Jaap Stam kishte diçka më shumë, por me vitet që i kanë mbetur, edhe Ferdinand mund të arrijë në nivelet e holandezit.

9. Steve Bruce (1,3 milion funte, 1987)



Bruce, së bashku me Gary Pallister ishin blerje të goditura, por Steve është në këtë listë pasi që ishte një mbrojtës që shënonte. Nuk do të harrohet asnjëherë sezoni kur “zemër luani” shënoi 19 gola. Çuditërisht, ai nuk u grumbullua asnjëherë nga kombëtarja angleze.

10. Wayne Rooney (38 milionë euro, 2004)



Koha do ta tregojë se sa do të shkëlqejë Wayne Rooney. Me atë që kemi parë në katër vitet e para, ai është blerja e dhjetë më e mirë e Fergusonit. 23-vjeçarit i duhet të shënojë më shumë, por kontributi që jep për ekipin është i jashtëzakonshëm. Rooney nuk ka frikë nga asnjë mbrojtës dhe kjo është vënë re në “Old Trafford”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://acmilan-shqip.newgoo.net

Top 10 transferimet e Manchesterit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Super Milan :: Jashte teme :: Sende per futboll -