Super Milan

Ac Milan-shqip.newgoo.net Vetem Per Ju
 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Atif22
 
dionisi44
 
lorik krasniqi
 
Milanello
 
dini
 
Dionis
 
lanti
 
mentori_mitro
 
sadik.09
 
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
< class="" height="25"> Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 18 më Sun Nov 30, 2014 4:03 pm
Statistikat
Forumi ka 48 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri visar maliqi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 302 artikuj v 206 temat
Partnetneret
www.ihg-crew.org
Sondazh
Kush Do Ta Fitoj Scudeton?
Ac Milan
82%
 82%  [ 9 ]
Fc Inter
9%
 9%  [ 1 ]
Juventus
0%
 0%  [ 0 ]
Lazio
0%
 0%  [ 0 ]
As Roma
9%
 9%  [ 1 ]
Fiorentina
0%
 0%  [ 0 ]
Ndonje ekip Tjeter
0%
 0%  [ 0 ]
Totali i votave : 11

 

Historia e Vertete e Legjendes Kaka 22

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
Milanello
Web Master



Age : Join date : 14/10/2008 Numri i postimeve : 8 Location :

MesazhTitulli: Historia e Vertete e Legjendes Kaka 22   Tue Nov 11, 2008 9:35 pm

Emri i plotë: Ricardo Izecson dos Santos Leite
Ditëlindja: 22 prill 1982
Vendlindja: Brasilia, Brazil
Gjatësia: 1.86 m
Pozita e lojtarit: Lojtar mesfushor, sulmues mesfushor
Klubi aktual: AC. MILAN .
Numri: 22
Vitet: 2001-2003 Sao Paulo; Paraqitjet në fushë: 58; Numri i golave: 23
2003 - vazhdon të luajë në A. C. Milan; Numri i paraqitjeve në fushë: 132; Numri i golave: 39 Ekipi kombëtar: 2002 - vazhdon të luajë për Brazilin; Numri i paraqitjeve në fushë: 050; Numri i golave: 31

Ricardo Izecson dos Santos Leite (i lindur më 22 prill 1982 në Brasilia), i mirënjohur si Kaka, është futbollist mesfushor brazilian i cili luan për ekipin kombëtar të Brazilit si dhe për klubin e futbollit A. C. Milan.

Fëmijëria dhe rinia e hershme

Kaka u lind në familjen e Simone Cristina dos Santos Leite dhe Bosco Izecson Pereira Leite. Ai ka një vëlla më të ri, Rodrigo (i njohur si Digao) i cili i ka ndjekur hapat e Kaka-s dhe luan në Itali.
Në shtator të vitit 2000, në moshën 18 vjeçare, Kaka u përball me një frakturë në kurriz e cila ka mundur t’i shkaktojë paralizë dhe ka mundur t’ia shkatërrojë karrierën e mëtutjeshme. Kjo frakturë edhi si rezultat i një aksidenti në pishinë por për çudi, Kaka arriti të shërohej plotësisht. Vitin që pasoi, Kaka u rikthye në terren të futbollit, si lojtar rezervë në Finalen e Tornero Rio dhe më këtë rast, ai shënoi dy gola, midis tjerash edhe golin që solli fitoren për më pak se pesë minuta. Ai e lidh shërimin e tij me Zotin dhe që nga atëherë, ai vazhdimisht e ndan një përqindje të mirë të të ardhurave të tij për kishën.

Karriera

Në vitin 2000, kur Kaka ishte 17 vjeçar dhe gjersa ishte në ekipin e juniorëve të Klubit të Futbollit Sao Paulo, klubi i tij vendosi ta transferojë Kaka-n në klubin e futbollit Gaziantep, i cili garonte në ligën e parë të Turqisë. Ky klub e hodhi poshtë kontratën duke refuzuar të paguajë çmimin prej 1.5 milionë dollarësh për transferimin e tij. Kaka debutoi për klubin Sao Paulo në janar të vitit 2001, duke shënuar 12 gola në 27 ndeshje futbolli si dhe 10 gola në 22 ndeshje futbolli gjatë sezonit të ardhshëm. Shumë shpejt, mënyra e tij e lojës filloi ta tërhiqte vëmendjen e klubeve evropiane. A. C. Milan, si fitues i posa shpallur i Ligës së Kampionëve 2003, e pranoi në klub në vitin 2003, për 8.5 milionë dollarë, honorar ky që më vonë nga pronari i klubit Silvio Berlusconi u quajt si honorar “pa vlerë”. Për më pak se një muaj, ai e theu formacionin e parë dhe që nga atëherë ka mbetur në këtë klub. Debutimi i tij në Serie A ishte në lojën kundër A. C. Ancona me ç’rast A. C. Milan fitoi me rezultat 2:0. Ai i shënoi 10 gola në 30 ndeshje futbolli gjatë këtij sezoni, kurse A. C. Milan e fitoi Super Kupën e Evropës dhe Kupën e Scudetto-s.

Transferimi i sulmuesit të mëparshëm të A. C. Milan Andriy Shevchenko në KF Chelsea për sezonin 2006-07 i mundësoi Kaka-s që të jetë në qendër të vëmendjes si sulmues i A. C. Milan. Që nga 2 maji i vitit 2007, Kaka është aktualisht golashënuesi më i mirë për vitin 2006/07 në Ligën e Kampionëve UEFA, me 10 gola të shënuar, të cilët janë treguar si katalizatorë të vërtetë të cilët e kanë kthyer A. C. Milan prapë në finalen e Ligës së Kampionëve. Pas fitores bindëse në lojën kthyese në San Siro, më 2 maj me ç’rast A. C. Milan e mposhti kampionin e Anglisë, Manchester United, menaxheri i Manchester United, Sir Alex Fergusson e shpalli lojtarin Kaka si një nga dy lojtarët më të mirë në botë, së bashku me lojtarin e klubit të tij Cristiano Ronaldo. Vetëm një muaj më parë, një komision i ekspertëve, i formuar nga gazeta italiane Gazzetta dello Sport e kishte shpallur lojtarin Kaka futbollistin më të mirë të botës. Më 23 maj 2007, Kaka fitoi për herë të parë në Ligën e Kampionëve. Kaka e shënoi golin e dytë për Filippo Inzaghi si dhe fitoi të drejtën për gjuajtje të lirë për golin e parë të shënuar më parë në finale.

Ekipi kombëtar

Kaka debutoi në Selecao në janar të vitit 2002 në lojën kundër ekipit të Bolivisë. Ai ishte pjesë e ekipit, i cili e kishte fituar Kupën Botërore të FIFA-s në vitin 2002, por Kaka luajti vetëm 19 minuta, dhe atë vetëm në lojën e xhiros së parë kundër Kosta Rikës. Gjatë lojës finale kundër Gjermanisë, flitej që trajneri Luis Felipe Scolari do ta mbante Kaka-n si lojtar rezervë, por ai nuk arriti të luajë meqë arbitri nuk e vërejti duke bërë me dorë në vijën anësore për të hyrë në fushë.

Në vitin 2003, Kaka ishte kapiten për turneun e Kupës së Artë, ku Brazili arriti të plasohej në vendin e dytë. Ai po ashtu u shpall si një nga njëmbëdhjetë lojtarët më të mirë të turneut. Më 29 qershor 2005, ai shënoi gol në lojën kundër Argjentinës, të cilën e fituan me rezultat 4:1 në finalen e Kupës së Konfederatës 2005. Ai e zuri vendin e dhjetë pas votimit për Lojtarin e Vitit të FIFA 2004, kurse një vit më vonë, u plasua dy vende më lartë.

Kaka filloi të luajë në finalen e Kupës Botërore FIFA 2006 duke dhënë golin e parë dhe të vetëm në lojën kundër Kroacisë, ku fituan me rezultat 1:0, në ndeshjen e parë të Brazilit. Për fat të keq, ai nuk mundi ta mbante këtë vrull edhe gjatë pjesës tjetër të turneut, meqë Brazili u mposht keq nga ekipi kombëtar i Francës në çerekfinale. Përkundër namit të tij të formuar për Kupën Botërore, ai ia doli ta ruajë pozitën e tij fillestare në mes të ekipit të sapo formuar të talentëve të rinj të trajnerit Dunga për ndeshjet miqësore që zhvillohen pas përfundimit të Kupës Botërore. Më 3 shtator 2006, ai shënoi një nga golat e tij më brilant për Brazilin, duke e marrë topin i cili kishte ikur në drejtim të kundërt të goditjes nga këndi në ekipin e Argjentinës dhe arriti ta mbajë topin për tri të katërtat e fushës dhe të shënojë gol.

Më 12 maj 2007, ai citohet të ketë thënë lidhur me orarin e lodhshëm të Serisë A, Ligës së Kampionëve dhe ndeshjeve të ekipit kombëtar, se haptazi do të tërhiqet nga garat për Copa America 2007. “Nuk kam pasur pushim gjatë këtyre tri sezoneve të fundit. Nuk do të jem në formë të arrij atë që pritet prej meje në një nivel ndërkombëtar”. Dunga i dha kësaj deklarate një notë optimiste, duke deklaruar që edhe pse nuk ishte i lumtur me vendimin e Kaka-s, megjithatë mungesa e tij do të krijonte një vend të lirë për ndonjë lojtar që nuk është shfrytëzuar aq shumë.

Jeta personale

Në vitin 2005, mu dy ditë para Krishtlindjeve, Kaka u martua me tetëmbëdhjetëvjeçaren, Caroline Celico. Ajo u lind më 26 korrik 1987 dhe është vajza e Rosangela Lyra, drejtoreshës së Dior-it në Brazil si dhe ndërmarrësit Celso Celico. Carolina dhe Kaka njoftuan në vitin 2001, kur ajo ishte studente kurse ai luante për KF Sao Paulo. Në dasmë ishin të ftuar 600 mysafirë, duke përfshirë këtu edhe kolegët e tij, futbollistët brazilianë si Cafu, Ronaldo, Adriano, Dida, Julio Baptista, pastaj trajneri i atëhershëm i Brazilit Carlos Alberto Parreira. Për momentin, Caroline është studente e universitetit në Milano, ku ajo planifikon të diplomojë në degën e biznesit.

Nofka

Nofka e tij shqiptohet ashtu si shkruhet, kurse theksi bie në rrokjen e dytë. Është një shkurtesë e rëndomtë e emrit “Ricardo” në Brazil. Megjithatë, në rastin e Kaka-s, kjo nofkë lindi nga i vëllai më i vogël Rodrigo, i cili e thërriste “Caca” për shkak se ishte e pamundur për të ta shqiptonte emrin “Ricardo”, dhe në fund kjo nofkë u shndërrua në “Kaka”. Mediet evropiane shpesh e thërrasin edhe “Ricky Kaka”.

Informata shtesë

Ai ka shërbyer si ambasador kundër urisë për Programin Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara që nga nëntori i vitit 2004 dhe ishte ambasadori më i ri në kohën kur u përzgjedh në këtë detyrë. Ai e lëshoi rastin për të marrë fanellën me numrin 10 për A. C. Milan pas largimit të Rui Costa-s në vitin 2006, përkundër kërkesës së shumë tifozëve të A. C. Milan të cilët insistonin se ai duhet ta veshë atë. Kaka ka një play station portabël; lojërat e tij më të dashura janë FIFA 2000, FIFA 07, Tiger Woods PGA Tour 07, NBA 07 si dhe Need for Speed Underground 2. Pele një herë e ka përshkruar si lojtar i cili posedon “Teknikë braziliane të përzier me fuqinë evropiane”. Kaka e ka dhënë betimin si nënshtetas italian më 12 shkurt 2007 por megjithatë nuk ka të drejtë të luajë për ekipin kombëtar të Italisë sepse tashmë ka luajtur për ekipin kombëtar të Brazilit.

Çmimet

Brenda Klubit
Torneio Rio-Sao Paulo 2001
Super Kampionati Paulista 2002
Super Kupa Evropiane: 2003
Seria A: 2004
Super Kupa Italiane: 2004
Liga e Kampionëve UEFA 2004-05: Fitues të vendit të dytë
Kupa Botërore FIFA: 2002
CONCACAF Kupa e Artë: Fitues të vendit të dytë
Kupa e Konfederatës: 2005
Liga e Kampionëve UEFA: 2006-2007

Çmimet Individuale

Bola de Ouro (Topi i Artë; Lojtari më i mirë i Ligës braziliane), 2002
2003 CONCACAF Kupa e Artë Best XI
Çmimi për Klubin e Futbollit UEFA 2004-05, Mesfushori më i mirë
Lojtari i Huaj i Vitit në Serinë A, 2004, 2006
Futbollisti i vitit në Serinë A, 2004
Ekipi i Vitit UEFA 2006
FIFProWorld XI 2006
Golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve UEFA; 2006-2007







<img src=:D" longdesc="62" /> <img src=:D" longdesc="62" />
_________________
We came, we saw, we conquered...

Milan FOREVER
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Atif22
Web Master



Age : 22 Join date : 28/09/2008 Numri i postimeve : 258 Location : prishtina

MesazhTitulli: Re: Historia e Vertete e Legjendes Kaka 22   Thu Nov 13, 2008 8:56 pm

Tema Mbyllet Shkone Ne Shporte se Kete teme e Ka Ba I Madhi Atif
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://acmilan-shqip.newgoo.net

Historia e Vertete e Legjendes Kaka 22

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Super Milan :: Shporta :: Shporta-Mbeturinat -