Super Milan

Ac Milan-shqip.newgoo.net Vetem Per Ju
 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Atif22
 
dionisi44
 
lorik krasniqi
 
Milanello
 
dini
 
Dionis
 
lanti
 
mentori_mitro
 
sadik.09
 
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
< class="" height="25"> Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 18 më Sun Nov 30, 2014 4:03 pm
Statistikat
Forumi ka 48 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri visar maliqi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 302 artikuj v 206 temat
Partnetneret
www.ihg-crew.org
Sondazh
Kush Do Ta Fitoj Scudeton?
Ac Milan
82%
 82%  [ 9 ]
Fc Inter
9%
 9%  [ 1 ]
Juventus
0%
 0%  [ 0 ]
Lazio
0%
 0%  [ 0 ]
As Roma
9%
 9%  [ 1 ]
Fiorentina
0%
 0%  [ 0 ]
Ndonje ekip Tjeter
0%
 0%  [ 0 ]
Totali i votave : 11

 

Kaka: Mund të hapim një cikël të ri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
Atif22
Web Master



Age : 22 Join date : 28/09/2008 Numri i postimeve : 258 Location : prishtina

MesazhTitulli: Kaka: Mund të hapim një cikël të ri   Tue Oct 28, 2008 9:03 pm

:22k:
Ndërkohë, Borrielo është i mendimit se ndoshta shpejt Milani do të jetë në krye të kampionatit

U desh një aksion mbrapsht, për të ndryshuar drejtimin, një pjesë e vogël, unike e një Milani të madh. U desh një pasim i Borrielos për Kakanë, i cili deri në atë moment kishte vështirësi dhe po shfrynte pa arritur të krijonte shumë. Zakonisht, është Rikardo ai që krijon, por këtë herë i ka takuar Borrielos për të frymëzuar “Topin e Artë”, që ishte i lodhur. “Shkova drejt atij topi të devijuar nga Pato, besova, por në vend që të gjuaja drejt portës mendova se një pasim për Rikin do të kishte qenë më mirë, - tregon Borrielo. - Në zonën e rreptësisë ai gabon rrallë.” Nuk ka gabuar!
PIKET - Një pasim, edhe pse i rëndësishëm, nuk ka të njëjtën vlerë me një gol. “Eshtë një gjë tjetër. Nuk luajtëm mirë, por ta fitosh një ndeshje të tillë është një sinjal. Unë them se, po të luajmë siç dimë, shpejt do të jemi në krye të kampionatit, - shprehet Borrielo. - Besoj te titulli. Ndoshta mbas disa kohësh mund të themi se pikërisht në ndeshjen kundër Atalantës erdhi kthesa. Mund ta fitojmë kampionatin dhe të hapim një cikël të ri,” - përforcon idenë e Borrielos, Kaka. Fitorja në Bergamo i dha ambientit kuqezi shumë optimizëm, por Kaka mban duart te timoni pa u shpërqendruar. “Parakalimi ndaj Interit? Unë mendoj vetëm për pikët.”.
RINGRITJA - Ka nevojë për pikë dhe për një lojë të bukur, për të harruar atë nisje të keqe në fillim të sezonit, kritikat, ironitë galaktike, si blerjet e Milanit. “Nëse mendoja se do ta fitonim këtë ndeshje? Sigurisht nuk mendoja se do të humbisnim. Nëse mendoja se do të ishim kaq afër Interit, në kaq pak ndeshje? Jemi nisur keq, por jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona. Shumë herë kemi thënë se përgatitja nuk ka qenë ideale, sepse shumë lojtarë mungonin, kur filluam të stërviteshim. Tani jemi në rregull; edhe pse nuk po luajmë mirë, e dimë se shpejt, përveç rezultateve, do të vijë edhe loja,” - shprehet i sigurt Kaka.
NDRYSHIMET - Nuk shqetësohet Kaka. “Të kthehesh të premten në mesditë nga një transfertë në Kupën UEFA dhe të luash të dielën në mesditë jashtë fushe, nuk është e thjeshtë. Atalanta ka meritën se zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, pastaj ne ishim të lodhur. Por e dimë se jo gjithmonë cilësia e lojës do të jetë ajo që ne presim. Atëherë do të jenë gjëra të tjera që do të na ndihmojnë të fitojmë, - shton Kaka.

- Për shembull, pjekuria e grupit. Jemi në gjendje t’i administrojmë mirë vështirësitë, të ndryshojmë skemat gjatë ndeshjes për të gjetur hapësirat e nevojshme.” Këtë herë ishte Borrielo që ka krijuar. “I shkëlqyer në atë pasim që më ka dhënë mua. Marko është lojtar i madh, fati i Milanit është se ka në përbërje shumë sulmues të ndryshëm nga njëri-tjetri,” - është shprehur fantazisti milanist.

CILESIA - Milani, që nga disa konsiderohet si një grup turistësh me pesë yje, është rikthyer të shfrytëzojë momentin dhe të godasë me cinizëm. “Milani është ekip i fortë. Kundër Atalantës patëm fat, por jo vetëm kaq. Ndoshta vitin e kaluar Milani nuk arrinte t’i fitonte ndeshje të tilla, tani arrin,” - thotë krenar Borrielo. Ky ekip nuk është i përbërë nga lojtarë imazhi dhe sulmuesi kuqezi, thotë: “Kjo skuadër ka cilësi, por edhe forcë.

Ambrozini, Gatuzo dhe Emerson bëjnë lojë fizike? Mirë, të kalojmë tej mesfushës: unë, përsa më takon, nuk tërhiqem kur loja bëhet e fortë, Ronaldinjo është një talent i padiskutuar, por ka edhe dy trungje në vend të këmbëve dhe nuk është e lehtë ta spostosh. Riki, pa dashur ta ofendoj, fizikisht është një bishë e vërtetë. Kundërshtarët i eliminon me anë të shpejtësisë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://acmilan-shqip.newgoo.net

Kaka: Mund të hapim një cikël të ri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Super Milan :: Ac milan :: Lajmet e Portalit -