Super Milan

Ac Milan-shqip.newgoo.net Vetem Per Ju
 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Atif22
 
dionisi44
 
lorik krasniqi
 
Milanello
 
dini
 
Dionis
 
lanti
 
mentori_mitro
 
sadik.09
 
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
< class="" height="25"> Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 18 më Sun Nov 30, 2014 4:03 pm
Statistikat
Forumi ka 48 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri visar maliqi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 302 artikuj v 206 temat
Partnetneret
www.ihg-crew.org
Sondazh
Kush Do Ta Fitoj Scudeton?
Ac Milan
82%
 82%  [ 9 ]
Fc Inter
9%
 9%  [ 1 ]
Juventus
0%
 0%  [ 0 ]
Lazio
0%
 0%  [ 0 ]
As Roma
9%
 9%  [ 1 ]
Fiorentina
0%
 0%  [ 0 ]
Ndonje ekip Tjeter
0%
 0%  [ 0 ]
Totali i votave : 11

 

Xhenoa ndalon Interin, Milani “fluturon”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
Atif22
Web Master



Age : 22 Join date : 28/09/2008 Numri i postimeve : 258 Location : prishtina

MesazhTitulli: Xhenoa ndalon Interin, Milani “fluturon”   Tue Oct 28, 2008 12:23 pm

At2

Në krye të renditjes përveç zikaltërve janë edhe Napoli, që mundi Lacion dhe Udineze që gjunjëzoi Romën

Udineze dhe Napoli kanë mposhtur dy ekipet romane dhe falë barazimit të Interit, në Sa Siro kundër Xhenoas me dhjetë veta, i janë bashkuar kampionëve të Italisë në fuqi në majën e renditjes të serisë A. Në takimet e mesditës të javës së tetë Udineze e ka përkeqsuar krizën e Romës duke i mundur verdhekuqtë me shifrat 3-1 në Friuli, në përfundim të një ndeshjeje ku miqtë kanë polemizuar shumë me gjyqtarin e takimit , ndërsa në Romë Napoli ka thyer Lacion me rezultatin 1-0 falë një autogoli të Sebastiano Siviljas në pjesën e dytë.

Falë këtyre fitoreve Udineze dhe Napoli kanë kapur Interin në kreun e tabelës me 17 pikë. Zikaltërit, edhe pse gjysëm-orëshin e fundit të takimit kanë luajtur me një lojtar më shumë, nuk kanë arritur të mposhtin Xhenoan duke e mbyllur takimin 0-0. Treshja e pazakonshme e kreut udhëheq me vetëm një pikë avantazh ndaj Milanit, që ka arritur të fitoj në Bergamo 1-0 ndaj Atalantës me një gol nga Rikardo Kaka. Katania, e cila dje ka barazuar 1-1 me Sienën, ka kaluar në vendin e pestë me 15 pikë duke lënë pas, një pikë larg, Lacion, Xhenoan dhe Atalantën.

INTER - Interi dhe Xhenoa kanë barazuar 0-0 në stadiumin Meaca. Interi i është afruar golit në minutën e 59-të pas një traverse të goditur nga një kros i Maikonit, që është të devijuar nga një mbrojtës, më pas kuqeblutë janë gjendur me dhjetë lojtar një minut më vonë si pasojë e kartonit të dytë të marrë nga Juriç pas një faulli në dëm të Balotelit.

MILAN - Milani ka fituar 1-0 në fushën e Atalantës në stadiumin “Atleti Azzurri d’Italia” të Bergamos. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Kaka në minutën e 80-të. Kështu Atalanta mbetet e palëvizur në kuotën e 13 pikëve.

UDINEZE - Udineze ka mundur Romën 3-1. Mbi fushën e blertë të Friulit, Di Natale ka zhbllokuar rezultatin me anë të një penalltie në minutën e 10-të të pjesës së parë. Në të 22-ën ka ardhur dyfishimi nga Floro Flores dhe në pjesën e dytë, pas një rasti të pastër të humbur nga Sisinjo, ka qenë sërish Di Natale që ka shënuar golin e tij të dytë të ndeshjes në minutën e 51-të.

Në të 74-n gjyqtari i ka dhënë një 11 metërsh verdhekuqve pas një faulli të Handanoviç ndaj Brigit. Toti nuk gabon dhe fikson shifrat në 3-1. Me këtë fitore Udineze ngjitet në kuotën e 17 pikëve, në krye të renditjes, ndërsa Roma ndalet në kuotën e 7 pikëve.

NAPOLI - Napoli ka dalë fitimtar nga Olimpiko dhe ka mundur Lacion me shifrat 1-0. Në pjesën e parë miqtë kanë qenë shumë afër golit në minutën e 44-t me anë të një goditjeje dënimi nga Gargano, me topin që është ndalur tek traversa. Ndërkohë që avantazhi ka ardhur në minutën e 61-të me një autogol të Siviljas pas krosimit të Lavecit. Kur kishin mbetur vetëm katër minuta nga fundit Lacio ka qenë e pafat me Pandev, i cili ka goditur traversën vetëm dy metra larg portës.

TE TJERAT - Sampdoria ka mundur Bolonjën 2-0. Në stadiumin “Luixhi Ferraris” zotët e shtëpisë kanë gjetur avantazhin me Delvekion në minutën e 63-të tëpjesësë së dytë, ndërsa në të 74-n Beluci ka dyfishuar duke mbyllur takimin. Kaljari ka mundur Kievon 2-0 në fushën e tij. Sardët kanë marrë tre pikët falë golave të Akuafreskës në minutën e 30-të të pjesësë së parë dhe Finit në të 54-n e të dytës. Falë këtij suksesi Kaljari ka dalë nga zona e funit të renditjes dhe ngjitet në kuotën e shtatë pikëve, ndërsa Kievo ndodhet në vendn e tretë nga fundi me gjashtë pikë.

Golashënuesit
6 gola: Xhilardino (Fiorentina), Zarate (Lacio).
5 gola: Milito (Xhenoa), Ibrahimoviç (Inter), Amauri (Juventus), Mikoli (Palermo.
4 gola: Pandev (Lacio), Hamsik (Napoli), Di Natale (Udineze).
3 gola: Flokari (Atalanta), Di Vaio (Bolonja), Maskara (Katania), Paoluçi (Katania), Ronaldinjo (Milan), Korradi (Rexhina), Kualiarela (Udineze).

Seria A, java e 9 të
Të mërkurën, 29 tetor
Bolonja - Juventus (20:30)
Katania - Udineze
Kievo - Lacio
Fiorentina - Inter
Xhenoa - Kaljari
Leçe - Palermo
Milan - Siena
Napoli - Rexhina
Roma - Sampdoria
Torino - Atalanta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://acmilan-shqip.newgoo.net

Xhenoa ndalon Interin, Milani “fluturon”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Super Milan :: Ac milan :: Lajmet e Portalit -