Super Milan

Ac Milan-shqip.newgoo.net Vetem Per Ju
 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Atif22
 
dionisi44
 
lorik krasniqi
 
Milanello
 
dini
 
Dionis
 
lanti
 
mentori_mitro
 
sadik.09
 
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
CalendarCalendar
< class="" height="25"> Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 18 më Sun Nov 30, 2014 4:03 pm
Statistikat
Forumi ka 48 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri visar maliqi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 302 artikuj v 206 temat
Partnetneret
www.ihg-crew.org
Sondazh
Kush Do Ta Fitoj Scudeton?
Ac Milan
82%
 82%  [ 9 ]
Fc Inter
9%
 9%  [ 1 ]
Juventus
0%
 0%  [ 0 ]
Lazio
0%
 0%  [ 0 ]
As Roma
9%
 9%  [ 1 ]
Fiorentina
0%
 0%  [ 0 ]
Ndonje ekip Tjeter
0%
 0%  [ 0 ]
Totali i votave : 11

 

Borrielo: Milan, prit të më njohësh!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 

A ka me pa milani formen e boriellos
po
100%
 100% [ 1 ]
jo
0%
 0% [ 0 ]
nashta
0%
 0% [ 0 ]
nganjeher
0%
 0% [ 0 ]
Totali i votave : 1
 

Autori Mesazh
Atif22
Web Master



Age : 22 Join date : 28/09/2008 Numri i postimeve : 258 Location : prishtina

MesazhTitulli: Borrielo: Milan, prit të më njohësh!   Mon Oct 20, 2008 10:36 pm

Për sulmuesin, kjo është përvoja e pestë me kuqezinjtë gjatë gjithë karrierës së tij. “S’jam vetëm i fuqishëm dhe do ta vërtetoj, për të qëndruar këtu deri në fund të karrierës”

Disa gjëra e bëjnë të xhindoset Marko Borielon. Në të shkuarën, kurrë nuk i ka pëlqyer të thuhej se nuk ishte i përshtatshëm për Milanin. Mërzitet kur i thonë se është i bukur, apo kur i flasin në mënyrë të tepruar për të fejuarën seksi, Belen Rodriguez. Gjëja më e fundit që e inatos është mendimi i disa njerëzve se ai është një sulmues i mirë vetëm për disa lloj ndeshjesh. “Meqë një herë bëra një rikuperim në mbrojtje nuk do të doja të besohej se jam vetëm një lojtar fizik e me karakter. Unë dua të tregoj se mund të jem I rëndësishëm edhe në planin teknik, siç bëra me Xhenoan”.
A do ta kishit imagjinuar se do të bëheshit i paprekshëm?

Unë nuk jam i paprekshëm. Te Milani, të gjithë janë të vlefshëm dhe vetëm një i domosdoshëm: Kaka.

Mund të mos ndiheni i paprekshëm, megjithatë jeni bërë i rëndësishëm.

Gjithmonë kam besuar se do t’ia dal mbanë. Kam humbur 2-3 vjet, por nuk është se pata raste të mëdha. Ndërsa kësaj here i pata, por edhe dita t’i shfrytëzoj. Pesë herë jam larguar e jam kthyer te Milani. Po të kishte qenë ndonjë tjetër në vendin tim, s’do të kishte duruar, por do të ishte larguar përgjithmonë. Unë ngulmova dhe jam krenar për këtë.

A është e drejtë të thuhet se drejtori i përgjithshëm Braida ka qenë admiruesi juaj më i madh?

Po, nuk më ka braktisur kurrë dhe më ka dhënë gjithmonë këshillat e duhura. Megjithëse, në fakt, më duhet t’i falënderoj të gjithë: Galianin, që ka shpenzuar paratë për të më kthyer në shtëpi; Xhenoan, që më dha mundësinë të luaj dhe të bëj progres. Pa harruar gjithashtu Ançelotin, i cili e pranoi publikisht se gaboi në vlerësimin tim; por edhe shokët që më pritën mirë.

Thuhet se ndoshta Ançeloti do të kërkojë të përjetojë një përvojë të re, pas disa vitesh kuqezi.

Ançeloti i ka dhënë dhe do t’i japë shumë Milanit. Besoj se klubi do ta ketë të vështirë të privohet nga ai. Vetë Ançeloti edhe mund të dojë të kërkojë stimuj të rinj diku tjetër, por askush nuk e thotë dot këtë me siguri, pasi nuk ka asnjë vend tjetër në botë si Milani. Këtu të bëjnë të ndihesh si në familje, nga kamerierët që punojnë prej vitesh, tek lojtarët, të cilët kanë fituar me të vërtetë shumë. Kjo më bën edhe mua të kem dëshirën të qëndroj sa më gjatë.

Aktualisht, Milani nuk duket i rreshtuar shumë mirë, këtë e vërteton edhe mbrojtja me problemet e saj.

S’është e vërtetë. Madje mua më duket se kemi pësuar pak gola. Nëse i referoheni miqësoreve, atëherë ndryshon puna, sepse ndoshta lojtarët kanë frikë se mos dëmtohen dhe ndonjëherë e tërheqin këmbën. Më duket diçka e logjikshme.

Përtej miqësoreve, Milani është dukshëm me vonesë.

Fillimi ka qenë negativ, këtë nuk e mohojmë. Por pastaj e morëm veten. U ndalëm në Kaljari, megjithatë jam i sigurt se kundër Kaljarit do të shihni Milanin që dëfreu ndaj Lacios.

Duket se askush nuk mund t’ia rrëmbejë titullin Interit. Ndiheni të nënvlerësuar?

Nëse na nënvlerësojnë, na bëjnë veçse favor. Më mirë të nisemi pa zhurmë, sesa të detyruar të fitojmë, si Murinjo. Ne jemi një skuadër e formuar në mënyrë të atillë vetëm për të marrë titullin dhe besojmë se mund t’ia dalim. Në garë janë Inter, Juve e Roma, por në fund besoj se do të ketë një duel mes nesh dhe Interit. Por ne duam gjithashtu edhe Kupën UEFA, sepse Milani nuk e ka fituar kurrë atë. Po e morëm, do të hyjmë në historinë e klubit.

Po flitet për futbollistë si Xhilardino, apo Gurkuf, të cilët nuk kanë dhënë te Milani atë çka pritej. Çfarë keni ju që u mungon atyre?

Asgjë, sepse nuk kam treguar ende asgjë. Në të vërtetë Xhilardino bëri një paraqitje të mirë te Milani, thjesht nuk hyri në zemrat e tifozëve. Kurse Gurkuf ka qenë pak i pafat, por tani po tregon sesa vlen dhe besoj se do të kthehet.
_________________
We`are Big Club
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://acmilan-shqip.newgoo.net

Borrielo: Milan, prit të më njohësh!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Super Milan :: Ac milan :: Lajmet e Portalit -