Super Milan

Ac Milan-shqip.newgoo.net Vetem Per Ju
 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Atif22
 
dionisi44
 
lorik krasniqi
 
Milanello
 
dini
 
Dionis
 
lanti
 
mentori_mitro
 
sadik.09
 
September 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
< class="" height="25"> Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 18 më Sun Nov 30, 2014 4:03 pm
Statistikat
Forumi ka 48 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri visar maliqi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 302 artikuj v 206 temat
Partnetneret
www.ihg-crew.org
Sondazh
Kush Do Ta Fitoj Scudeton?
Ac Milan
82%
 82%  [ 9 ]
Fc Inter
9%
 9%  [ 1 ]
Juventus
0%
 0%  [ 0 ]
Lazio
0%
 0%  [ 0 ]
As Roma
9%
 9%  [ 1 ]
Fiorentina
0%
 0%  [ 0 ]
Ndonje ekip Tjeter
0%
 0%  [ 0 ]
Totali i votave : 11

 

Të huajt: Shqipëria e fitoi "botërorin" e saj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
Atif22
Web Master
avatar


Age : 22 Join date : 28/09/2008 Numri i postimeve : 258 Location : prishtina

MesazhTitulli: Të huajt: Shqipëria e fitoi "botërorin" e saj   Sun Oct 19, 2008 12:14 pm

Mediat portugeze kanë "kryqëzuar" kombëtaren e tyre, duke e quajtur turp barazimin.

“Afrika e Jugut gjithnjë e më larg për Portugalinë”, “Kombëtarja i largohet botërorit”, këto kanë qenë komentet e gazetave portugeze të nesërmen e ndeshjes se Portugalisë përballë një Shqipërie që kishte mbetur me 10 lojtarë. “Poshtërim”, “Gjëmë”, “Turp”, ishin disa nga citimet e tjera të shtypit të përditshëm portugez dhe jo vetëm atij sportiv.

Ekipi kombëtar ishte në qendër të të gjitha gazetave, që sipas “Correio da Manha”, ¬kishte zhvilluar një nga ndeshjet më të këqija këto 30 vitet e fundit. Ndërsa “A Bola” komenton se nuk ishte një ndeshje 0-0, por një ndeshje nën zero. “Edhe duke luajtur në shtëpi, me lojtarët më të mirë të botës, duke luajtur përballë një ekipi me 10 lojtarë, nuk fitojmë,” - shkruhet në një të përditshme tjetër sportive.

Për gazetën “¬Jornal de Noticias”, me këtë ndeshje “dërrmuese”, ekipi “ka komplikuar detyrën për t’u kualifikuar në botëror”. “Tani gjithçka duhet të llogaritet,” - shkruan “Record”, duke shtuar dobësitë taktike të trajnerit Karlos Kueiroz. “Ekipi i Kueirozit gjithnjë e më larg botërorit,” - shkruan “Diario de Noticias”, ndërsa “Correio da Manha” publikon një foto, duke treguar kurrizin e trajnerit me titull: “Kueiroz nën zero”. Përtej këtij barazimi të ¬merituar, sipas “A Bola”, shtypi portugez shton edhe mungesën e dashurisë mes portugezëve dhe lojtarëve të ekipit kombëtar.

“Një president federate, Gilberto Madail, i cili largohet nga stadiumi 10 minuta para përfundimit, lojtarë që shajnë publikun e pakënaqur, një trajner që bojkoton deklaratat tradicionale pas ndeshjes, ¬na ka ardhur në majë të hundës me këtë lloj filmi,” - shkruan e përditshmja sportive “Record”. “Queiroz ka prerë kordonin lidhës mes kombëtares dhe portugezëve, duke i lënë lojtarët jetimë nga empatia fantastike popullore që i bënte ata të hynin në stadium me detyrën për të shëruar plagët e atdheut, të mbrojtjes së krenarisë dhe që të na prezantonin të gjithëve ne,” - pohon editorialisti i gazetës në fjalë.

Por nëse gazetat portugeze e kanë kryqëzuar kombëtaren e tyre, shtypi tjetër i huaj ka thënë fjalë të mira për ekipin shqiptar. “Shqipëria e fitoi botërorin e saj”, - shkruan prestigjiozja franceze “L’Equipe”, e cila përmend edhe faktin se si futbollistët më të mirë të botës nuk arrijnë të fitojnë përballë një ekipi modest në synimet e veta. Natyrisht, edhe në sitet e tyre, FIFA dhe UEFA, kishin pasqyruar barazimin e Shqipërisë në Portugali. “Shqipëria më 10 lojtarë ndal Portugalinë,” - ishte titulli i komentit të ndeshjes në sitin zyrtar të FIFA-s. Por jehona e kësaj ndeshjeje është pasqyruar edhe në mediat spanjolle. “Yjet e Portugalisë turpërohen,” - ishte titulli i “Marca”, e cila kishte në shënjestër Kristiano Ronaldon me shokë, të cilët nuk arritën të shënonin dot një gol.

Por ky barazim historik i Shqipërisë ka pasur jehonë edhe në Kosovë e Maqedoni, ku natyrisht shtypi vendës i ka quajtur heronj kuqezinjtë. /Sporti Shqiptar/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://acmilan-shqip.newgoo.net

Të huajt: Shqipëria e fitoi "botërorin" e saj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Super Milan :: Jashte teme :: Africa e jugut 2010 -