Super Milan

Ac Milan-shqip.newgoo.net Vetem Per Ju
 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Top posters
Atif22
 
dionisi44
 
lorik krasniqi
 
Milanello
 
dini
 
Dionis
 
lanti
 
mentori_mitro
 
sadik.09
 
September 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
< class="" height="25"> Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 18 më Sun Nov 30, 2014 4:03 pm
Statistikat
Forumi ka 48 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri visar maliqi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 302 artikuj v 206 temat
Partnetneret
www.ihg-crew.org
Sondazh
Kush Do Ta Fitoj Scudeton?
Ac Milan
82%
 82%  [ 9 ]
Fc Inter
9%
 9%  [ 1 ]
Juventus
0%
 0%  [ 0 ]
Lazio
0%
 0%  [ 0 ]
As Roma
9%
 9%  [ 1 ]
Fiorentina
0%
 0%  [ 0 ]
Ndonje ekip Tjeter
0%
 0%  [ 0 ]
Totali i votave : 11

 

hungari enderr mashtruese

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Autori Mesazh
Atif22
Web Master
avatar


Age : 22 Join date : 28/09/2008 Numri i postimeve : 258 Location : prishtina

MesazhTitulli: hungari enderr mashtruese   Thu Oct 16, 2008 11:34 am

Hungaria ëndërr mashtruese
Shqipëria nuk ka mundur dot të marrë qoftë 1 pikë në Hungari, duke humbur shumë terren në grupin e saj.

Nuk ka zgjatur më shumë se një muaj ëndrra e botërorit për shqiptarët. Ato ditë të bukura të shtatorit janë venitur tani në tetor. Kuqezinjtë zbresin më këmbë në tokë dhe fati nuk është më as me ne, as me trajneri Arie Haan.

Gjithçka shuhet për 45 minuta, edhe pse mund të luash mirë në pjesën e parë. Askujt nuk i besohet se si një Hungari në një kondicion aspak më të mirë se kombëtarja jonë arrin të na marrë pa shumë mund një fitore, që ndoshta as vetë nuk e kishte besuar.

Përpjekjet e shqiptarëve kanë qenë të kota, ndonëse është qarkulluar topi dhe në shumicën dërrmuese të lojës tanët kanë qenë zotë të fushës. Por kjo nuk ka mjaftuar, sepse dy gabimet tona të mbrojtjes kanë qenë fatale.

Tani nuk kemi çfarë të shpresojmë, sepse edhe më naivi nuk beson në një rezultat pozitiv në Portugali, aq më tepër që portugezët nuk kanë marrë një fitore në Suedi dhe sigurisht do të kërkojnë pikët e plota me ne, pse jo edhe golaverazhin.

Një pikë do të ishte mirë, do të ishte mirë edhe për moralin. Dhe po të shohim lojën, Shqipëria e meritonte një të tillë.

Një pjesë e parë e barabartë, por me kundërzbritje më të shpeshta të tanëve, të cilët me pak kujdes mund të kishin shënuar, çka do të ndryshonte rrjedhën e lojës që në pjesën e parë. Ndoshta nxitimi, ndoshta edhe mospërqendrimi në momentet e fundit nga kuqezinjtë, bënë që goli të mos vinte.

Edhe Hungaria, për hir të së vërtetës, pati shanset e saj, madje në dy raste ishte po aq e rrezikshme sa Bogdani apo Skela, dy rastet më të bukura të futbollistëve kuqezinj në këtë pjesë loje, ku do të mjaftonte vetëm njëri për ta komentuar ndryshe pastaj pjesën e parë, pasi dihet që goli të çliron.

Por nëse sulmi nuk u zhbllokua, mbrojtja luajti fort dhe madje edhe agresive, vetëm në një moment pati një pasiguri, por për fatin tonë, asnjë pasojë. Në barazim pa gola mbyllet pjesa e parë dhe hungarezët e besojnë se tashmë kanë të bëjnë me kundërshtar të fortë, që ka ardhur për të marrë pikë në këtë transfertë, edhe pse tradita nuk flet për Shqipërinë.

Por gjithçka është shembur në pjesën e dytë. Sa fillon kjo pjesë, në një sulm pa shumë pretendime për vendësit, Beqiri nuk arrin të neutralizojë sulmuesin hungarez dhe për pasojë as Beqaj.

Hungaria kalon në avantazh dhe tanët nuk e besojnë. Por besojnë tifozët, madje edhe ata që e ndiqnin direkt nga stadiumi, pasi shihnin një Hungari jodominuese, së cilës mund t’i shënoje.

Por nëse vendësit nuk ishin kërkues, ishte mënyra e jo e drejtë e tanëve për të shkuar te goli. Ndonëse mesfusha ishte fituese dhe thyente aksionet e hungarezëve, në fazën organizuese të aksioneve tanët nuk ishin në nivelin e duhur.

Munguan rastet e pastra, ndërkohë që minutat kalonin dhe për Shqipërinë gjithçka po vështirësohej. Dhe pikërisht atëherë kur pritej goli ynë dhe një pikë nuk është se ëndërrohej, pasi ajo mund të vinte, ne ndëshkohemi, kësaj radhe edhe për faj të portierit, futbollistit më të mirë të Shqipërisë në ndeshjet e fundit.

Dhe praktikisht këtu mbaron gjithçka për ne. Raste janë sporadike, por edhe fati nuk na do më, kur traversa ndal një eurogol ndoshta të Agollit, që do të hapte një shpresë të vogël në fundin e ndeshjes.

Kështu mbaron kjo sfidë, Shqipëria qëndron në kuotën e katër pikëve, po kaq sa tashmë ka Hungaria, rivali ynë direkt i shpallur në grupin tonë. Ndërsa të tjerët fluturojnë në renditje, tashmë mbesim njësoj me Hungarinë dhe lëmë poshtë vetëm Maltën e dobët, pa harruar që, pa dashur të ulim moralin, një tjetër humbje na pret të mërkurën.

Gjithsesi, jo vetëm që shpresa mbetet e fundit, por kur tanët nuk luajnë me peshën e rezultatit pozitiv me patjetër, gjithçka mund të ndodhë. Pastaj pika e humbur me Hungarinë do të harrohej shpejt. Por kjo duhet treguar me Portugalinë, gjë që është shumë e vështirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://acmilan-shqip.newgoo.net

hungari enderr mashtruese

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit: Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Super Milan :: Jashte teme :: Africa e jugut 2010 -